Burimi:
Telesport.al

Cleveland humbet por ruan kreun në Lindje, triumfojnë Indiana, Milwaukee dhe Detroit
👁11025
Skuadra e Cleveland u mund sot 114-112 nga Indiana, por ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. 7 lojtarë të skuadrës së Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Haliburton me 23 pikë. Fitore të lehtë korri Milwaukee, që mundi 136-111 New Orleans. Antetokounmpo me 28 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për Bucks. Pa probleme fiton edhe Minnesota, që falë 44 pikëve të Anthony Edwards mundi 141-125 Memphis. Detroit triumfoi 115-106 në fushën e tij ndaj New York, sfidë ku u dallua Cunningham, që realizoi 36 pikë. Protagonist me 38 pikë ishte edhe Risacher për...