Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Çka po ju duhet republika? Të jeni të kujdesshëm…”. Kështu më kishte tërhequr vërejtjen Tito!
Fadil HOXHA: Jo, me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974 Kosova nuk mund të fitonte statusin e republikës në kuadër të Federatës jugosllave, por e fitoi statusin e autonomisë. Serbia ishte ajo e cila kundërshtonte pa diskutim statusin e republikës për Kosovën, por në bisedimet me Titon dhe Kardelin ata më kishin premtuar dhe garantuar autonomi të fortë për Kosovën. Tito dhe Kardeli, të cilët po ashtu nuk kanë qenë për Kosovën republikë, me një takim më kanë thënë shkurt dhe trup: “Çka po ju duhet republika? Të jeni të kujdesshëm…”. Kështu më kishte tërhequr vërejtjen Tito.Pastaj, te ne sinqerisht, edhe vetë ne si udhëheqje e Kosovës nuk ishim aq të nxehtë për republikë. Kjo edhe për faktin se unë dhe bashkëpunëtorët e mi ishim të...