CILI KA QENË ESATI?

CILI KA QENË ESATI?

Shpalime historike CILI KA QENË ESATI? Shkruan: Lumo Skendo (Mit’hat Frashëri) – Paris, 1920  Esati i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1860. Vëllai i tij Gani beu, ishte katër vjet më i madh. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht. Kur u rrit, Gani beu sillej në Tiranë si një cub i vërtetë, duke ngjallur terror ndërmjet miqve dhe armiqve të...