Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Cili është qyteti më miqësor me fëmijët në botë?
Një analizë e realizuar nga organizata Clean Cities ka nxjerrë në pah se Parisi është qyteti europian më i përshtatshëm për fëmijët sa i përket infrastrukturës urbane. Ky vlerësim vjen pas një studimi të kryer në 36 qytete të mëdha europiane, ku janë marrë në konsideratë rrugët përreth shkollave, kufizimet e shpejtësisë dhe siguria e korsive të biçikletave. Parisi kryeson listën me 75% të pikëve, falë reformave të guximshme në hapësirat publike që prekin drejtpërdrejt jetën e fëmijëve. Qyteti ka kthyer 220 rrugë përreth shkollave në zona të ndaluara për makinat, ka vendosur kufi shpejtësie 30 km/h pothuajse kudo dhe...