Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Cilat janë shtetet antike që ndërtuan pellazgët? – Sipas Sir Patrick Colquhoun & Pashko Vasës
SHTETET PELLAZGE Ndër shumë cilësi të tjera të pellazgëve, historia i paraqet ata si shumë të aftë në ndërtime. Ata fortifikuan Akropolin e Athinës, fillimisht qytet pellazg, u punësuan nga bashkë- vendasit e tyre të grekëzuar për ta fortifikuar atë më tej. Të ashtuquajturat mure ciklopike – shembuj të të cilëve ende ekzistojnë në Epir, dhe nga të cilët më i miri është në Itakë – ishin punë e pellazgëve, shumë më përpara shfaqjes së racës greke. Egjeasit, ose pellazgët e brigjeve detare, ishin lundërtarë shumë të mirë në po atë periudhë të hershme: ata ishin luftëtarë në tokë dhe piratë në det. Në historitë e sajuara që i tregon Odiseu Penelopës, kur iu paraqit asaj me një identitet të rremë, ai përshkruan sulmin që...