Cila është Lidhja mes Tiroides dhe Kolesterolit

Cila është Lidhja mes Tiroides dhe Kolesterolit

Kolesteroli, është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por ekspertët sqarojnë se kolesteroli nuk është domosdoshmërisht i keq. Pikë së pari, njeriu ka nevojë për kolesterolin. Kjo substancë e butë e ngjashme me dyllin gjendet jo vetëm në enët e gjakut por edhe në çdo qelizë. Kolesteroli është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve siç është estrogjeni dhe testosteroni dhe acidet biliare që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave. Për më tepër, kolesteroli ndihmon edhe për kujtesën dhe është thelbësor për shumë funksione nervore. Thënë shkurt,  nëse ke arritur të lexosh deri këtu, duhet të falenderosh kolesterolin. Megjithatë, duke lënë shakatë mënjanë, si çdo gjë në jetë edhe në rastin e kolesterolit, ekuilibrat janë të brishtë. Nëse organizmi juaj përmban...