Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për shembull për shkak të metodave të vjetëruara të regjistrimit, që nuk i përdor më sot askush. Informacioni në një disketë apo në një disk mbetet i padobishëm, kur mungojnë pajisjet përkatëse për t’i dëgjuar. Kësaj i shtohet edhe fakti që gjuha dhe shkrimi zhvillohen vazhdimisht, saqë edhe informacioni i një libri – që gjithsesi mund të hapet – bëhet i pakuptueshëm. Është gati e pamundur të arrish në informacione, që nuk janë të shkruara askund dhe të jenë ruajtur për pasardhësit. Prandaj është aq e vështirë, t’i përgjigjesh pyetjes, se cila është gjuha më e vjetër e botës. Gjuhët mund të transmetohen nga brezi në brez me shekuj, por bien në harresë, nëse nuk kanë lënë gjurmë...