Çiklistëve që kalojnë semaforin e kuq në Londër u ofrohet film në vend të gjobës

Çiklistëve që kalojnë semaforin e kuq në Londër u ofrohet film në vend të gjobës

Çiklistët që kapen duke kaluar semaforin e kuq në zonën financiare të Londrës do të kenë mundësinë të shikojnë një film ndërgjegjësues për sigurinë rrugore, në vend që të gjobiten menjëherë. Policia e Qytetit të Londrës ka nisur nismën “STOP, LOOK, LISTEN, CHANGE”, përmes së cilës synon të parandalojë sjelljet e rrezikshme në trafik duke u treguar çiklistëve pasojat që mund të ketë mosrespektimi i semaforëve. Filmi i shkurtër përmban dëshmi të një çiklisti që është goditur nga autobusi, si dhe paralajmërime për rreziqet që u shkaktohen këmbësorëve të verbër dhe personave me dëmtime të shikimit. Megjithatë, kjo mundësi nuk do t’u ofrohet të gjithëve. Policia do të vazhdojë të ketë të drejtën të vendosë nëse rasti kërkon gjobë, ndërsa masat ndëshkuese do të shqiptohen...