Cikël poetik nga Musa Vyshka: Erdh’ koha të vdesim? S’është keq, nuk kemi më ç’të presim!
Musa Vyshka, grafikë nga Ylli Haruni Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Musa Vyshka, i cili muaj më parë u nda nga jeta: Erdh koha që të vdesim… Mund të më thuash ti një ditë, për dreq,“Erdh koha që të vdesim!”Unë do të them i qetë: “S’është keqSikur dhe ca të presim!” Vërtet që pema jonë në rrënjë u kalb,Po bie dalëngadalë.Po ne, pa rënë, zgjasim kokën prapë:“A çelën gjethet vallë?!”Janë gjethet tona, tonat, sigurisht,Nga trungu ynë janë.Mbi dashuritë e tyre përjetësishtPishtarin tonë mbajnë!Nga dashuria jonë u përflakNjë dashuri e reDhe duam ne a s’duam, sadopak,U bëmë PromethejPastaj ti mund të thuash prapë, për dreq,“Hajde të dy të vdesim!”E do të them i lumtur: “S’është keq!Nuk kemi më ç’të presim!” Nuk...
Burimi:
kultplus.com