Cigaret kontrabandë kalojnë Kakavijën, 90 steka hynë të fshehura në autobusin Tiranë-Athinë
90 steka cigare kontrabandë janë zbuluar në një autobus të linjës Tiranë–Athinë gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës. Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga strukturat e Krimit Ekonomik të Policisë së Gjirokastrës. Sipas të dhënave paraprake, cigaret ishin fshehur në hapësira të mbyllura të autobusit, me qëllim shmangien e kontrollit doganor. Policia procedoi penalisht drejtuesin e autobusit dhe një person tjetër përgjegjës për mjetin. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë rast janë përfshirë edhe persona të tjerë. Do të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në Kakavijë, telefonat e personave nën hetim, si dhe roli i punonjësve të doganës që ndodheshin në shërbim në momentin e kalimit të autobusit. Doganierët që kanë qenë në turn janë A.Ç...
Burimi:
syri.net