Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u tha ligjvënësve amerikanë se sulmet e fundit ushtarake të SHBA-ve i kanë dhënë një goditje të rëndë programit bërthamor të Iranit. Sipas tij, ato shkatërruan të vetmen qendër të konvertimit të metaleve të vendit, raportoi agjencia Associated Press, duke cituar një zyrtar amerikan. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, sqaroi se Ratcliffe gjatë një seance të klasifikuar javën e kaluar e përshkroi këtë operacion si një pengesë madhore për Iranin, nga e cila do t’i duhen vite për t’u rikuperuar. Sipas tij, Ratcliffe informoi gjithashtu se shumica...