CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës
Rusia po përgatit sulme të reja me dronë në Evropë, por këtë herë ato do të synojnë vendet e Mesdheut. Një raport i fundit i inteligjencës amerikane ka zbuluar se nuk bëhet fjalë më në vendet e NATO-s me të cilat i ndan një kufi, si Polonia dhe Finlanda, por në zonën e Mesdheut, veçanërisht kundër Spanjës, Francës dhe Italisë. Sipas CIA-s, ky është një nga planet kryesore të përshkallëzimit të Kremlinit, një mënyrë për të ushtruar presion mbi Perëndimin, siç Moska ka premtuar vazhdimisht, “të ndëshkojë Evropën për mbështetjen e saj për Kievin”. Sipas “El Mundo”, inteligjenca amerikane ka hartuar një dokument mbi mundësinë e përshkallëzimit rus pas vizitës së papritur të drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë më 25 gusht. Kreu i...
Burimi:
javanews.al