Chris Hemsworth përballë frikërave, plakjes dhe rikthimit si Thor

Chris Hemsworth përballë frikërave, plakjes dhe rikthimit si Thor

I njohur më së shumti si perëndia nordike që mban çekiçin, Thor, në universin kinematografik të Marvel, Chris Hemsworth po kalon nga superfuqitë te shkenca, introspeksioni dhe një sërë sfidash personale, disa prej të cilave shumë më të frikshme sesa luftimi i armiqve imagjinarë. Aktori australian 41-vjeçar është rikthyer me sezonin e dytë të dokumentarit “Limitless”, ku përballet me disa nga frikërat e tij më të thella, duke eksploruar mënyra për të jetuar më gjatë, më shëndetshëm dhe më mirë. “Sezoni i parë pothuajse më vrau,” i tha Hemsworth BBC-së. “Dhe mendova: ‘kurrë më.’” Në sezonin e parë, ai përjetoi sfida të rënda fizike dhe mendore për të vonuar procesin e plakjes, nga zhytyja në thellësi pa pajisje, te agjërimi, trajnimet për menaxhimin e stresit...