Chivu: Nuk kemi folur kurrë për dëmtimet dhe problemet, vetëm në itali vihet në dyshim Thuram

Chivu: Nuk kemi folur kurrë për dëmtimet dhe problemet, vetëm në itali vihet në dyshim Thuram

9 Nëntor 2026 7:48 Alfred Lleshi Cristian Chivu nuk e fshehu kënaqësinë për paraqitjen e shkëlqyer të Interit, që mposhti Comon me rezultat më të ngushtë sesa tregoi loja: “Përballuam 9 ndeshje në 27 ditë me energji, cilësi dhe rezultate pozitive. Nuk mund të fitosh gjithmonë, edhe pse përpiqemi. Ndonjëherë duhet të pranosh zhgënjimet dhe të përgatitesh për ndeshjet e radhës përmes punës. Rritëm ritmin, zbatuam atë që kishim përgatitur dhe ushtruam presing kolektiv. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, duke shkuar në pushim në avantazhin 2-0. Përgëzime të gjithë lojtarëve, ishin të mrekullueshëm. Gjithmonë ka vend për përmirësim. Sezoni është i gjatë dhe duhet të menaxhojmë energjitë, rotacionet dhe motivimin. Rëndësi ka edhe të përballemi me njëri-tjetrin dhe t’i themi gjërat hapur, si kur...