Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Chelsea vuan, por fiton ndaj Everton dhe nis të ëndërrojë Champions; Broja e sheh ndeshjen nga tribuna
👁4065
Chelsea vuan por fiton minimalisht 1-0 ndaj Everton. Ndeshje shumë e luftuar në “Stamford bridge”, me blutë e Londrës që ia dolën të marrin 3 pikë të arta në garën për Champions League. Fati i takimit u vendos nga goli në pjesën e parë i Jackson. Me Armando Brojën në tribunë, të besuarit e Moyes vendosën disa herë në vështirësi portën kundërshtare, por pa rezultat. Chelsea renditet në vendin e katërt me 60 pikë.