Chelsea triumfoi 5-1, trajneri Xabi Alonso i pakënaqur: Ende nuk po fitojmë dot pa pësuar gol
12 Tetor 2026 12:45 Telesport Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, shijon fitoren 5-1 të skuadrës së tij ndaj Bournemouth, por sërish ka një notë negative për “blues”. Ata ende nuk kanë mbyllur asnjë ndeshje pa pësuar gol, çka tregon se mbrojtja nuk është në lartësinë e duhur. “Do të vijë edhe ai moment. Në ndeshjen e fundit ishim pranë, por e di se një fitore pa pësuar gol do të ndodhë shumë shpejt. Duhen bërë edhe sistemime të vogla e do të shohim një ekip më kompakt”, tha Xabi Alonso. “Ndaj Bournemouth patëm kontroll të mirë të lojës. Pasi humbëm pak terren, u përmirësuam dhe goli i katërt ishte vërtet i rëndësishëm. Ishte një paraqitje e mirë dhe një fitore e mirë,” tha trajneri spanjoll....
Burimi:
telesport.al