Chelsea rikthehet te fitorja, “manita” ndaj Bournemouth. Shkëlqen Henderson (video)

Chelsea rikthehet te fitorja, “manita” ndaj Bournemouth. Shkëlqen Henderson (video)

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier League, pas tri javësh. “Blutë” e Xabi Alonso fituan 5-1 ndaj Bournemouth në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e gjashtë. Në minutën e 1-rë, që ishte edhe aksioni i parë i Chelsea-s drejt portës kundërshtare, ishte Jordan Henerson që gjeti golin e parë me fanellën e Chelsea-s, pas një asisti të Cole Palmer. Mesfushori 36-vjeçar shënoi një gol tejet të bukur me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e tretë, Chelsea gjen golin e dytë me transferimin tjetër të verës, Morgan Rogers, i cili shënoi me një goditje klasi brenda zonës, pas asistit të Jordan Henderson. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Chelsea-n, pjesa e dytë ishte akoma...