Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea nis operacionin “fshesa”, Broja mes “tepricave”. Maresca nuk e llogarit sulmuesin shqiptar
Një “revolucion” i heshtur po përgatitet në shtëpinë e Chelsea. Sipas raportit ekskluziv të prestigjiozes amerikane “The New York Times”, klubi londinez ka vendosur t’i japë fund aventurës së disa lojtarëve që nuk konsiderohen më pjesë e projektit teknik të trajnerit të ri, Enzo Maresca. Në listën e “tepricave” për sezonin e ardhshëm figuron edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, së bashku me emra të njohur si Raheem Sterling, Ben Chilwell, Axel Disasi, Renato Veiga dhe Carney Chukwuemeka. Një sinjal i qartë që konfirmon se Chelsea është në fazë rindërtimi të thellë, ku prioriteti absolut është reduktimi i numrit të lojtarëve...