Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea nis ofensivën në merkato, kontakton me dy sulmues të talentuar
👁11321
22 Prill 2025 15:18 Telesport Chelsea po kërkon dy sulmues në merkaton e verës dhe ka nisur që tani bisedimet për të arritur firmat e tyre. Sipas mediave angleze, klubi londinez është takuar me agjentët e sulmuesit Rodrigo Muniz, ndërkohë që po ndjek nga afër sulmuesin Hugo Ekitike. I pari luan te Fulham, kurse i dyti për Eintracht Frankfurt. “Blutë e Londrës” janë në avantazh për 22-vjeçarin Ekitike dhe 23-vjeçarin Muniz. Muniz ka shënuar 11 gola këtë sezon. Ekitike ka shënuar 21 gola. Të dy kërkohen nga klubet e tjera, por Chelsea ekonomikisht bind gjithmonë.