Chelsea fiton minimalisht ndaj Everton dhe sheh zonën Champions

Chelsea fiton minimalisht ndaj Everton dhe sheh zonën Champions

Chelsea vuan por fiton minimalisht 1-0 ndaj Everton. Ndeshje shumë e luftuar në “Stamford bridge”, me blutë e Londrës që ia dolën të marrin 3 pikë të arta në garën për Champions League. Fati i takimit u vendos nga goli në pjesën e parë i Jackson. Me Armando Brojën në tribunë, të besuarit e Moyes vendosën disa herë në vështirësi portën kundërshtare, por pa rezultat. Chelsea renditet në vendin e katërt me 60 pikë.
Burimi: Vizionplus.tv