Burimi:
Pcworld.al

Chatboti Claude integrohet me Google Workspace
👁4453
Anthropic njoftoi integrimin e Claude AI me Google Workspace. Ky integrim lejon asistentin AI të aksesojë çdo informacion në Gmail, Google Documents dhe Google Calendar. Konsumatorët e nivelit Enterprise do të kenë qasje në një opsion katalogimi për dokumente duke ofruar shpejtësi dhe saktësi të lartë në gjetjen e informacionit. Përditësimi e bën Claude më të dobishëm në përdorimin e chatbotit për planifikimin ose qasjen në informacion brenda ekosistemit të Google. Integrimi i Google Workspace është i disponueshëm në beta për të gjithë konsumatorët me pagesë të Anthropic. Së fundi kompania shtoi një funksionalitetin Research. Pyetjet në këtë modalitet kanë...