Champions League/ Sporting Lisbonë shënon fitoren e dytë, Sabah bën historinë dhe merr 3 pikët e para
U mbyllën 2 ndeshjet e para të javës së dytë të Fazës së Ligës së Champions League. Sporting Lisbonë nuk gaboi dhe mori një tjetër fitore dhe këtë radhë mundi Lens në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 duke shkuar në kuotën e 6 pikëve. Sporting i Lisbonës e zhbllokoi shumë shpejt rezultatin, që në minutën e dytë me Luis Suarez duke marrë avantazhin 1-0, një rezultat që qëndroi i tillë deri në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Doumbia shënoi edhe golin e dytë duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës portugeze. Skuadra debutuese, Sabah bëri surprizën e madhe teksa mundi Slavian e Pragës me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampioneve....
Burimi:
javanews.al