Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
CHAMPIONS LEAGUE: Rangers bën detyrën në shtëpi, surprizën e bën kampioni i Qipros
Janë luajtur sonte 4 nga ndeshjet e raundit të tretë të Champions League. Përveç Shkëndijës që u përballë me Qarabag, ku kuqezinjtë u mundën në shtëpi 0-1, falë një goli të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga miqtë, janë luajtur edhe 3 ndeshje të tjera. Në derbin nordik, Malmo-FC Copenhagen, mungoi goli. Sfida u mbyll në barazim të bardhë 0-0. Surpriza vjen nga ndeshja e luajtur në fushë asnjanëse, në “Motor Lublin Arena” në Poloni, mes Dinamo Kyiv dhe Pafos. Kampioni i Qipros, një emër jo shumë i njohur, fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1, falë golit të Anderson Silva, 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Pafos është përmendur shumë ditët e fundit, pasi pardje ka zyrtarizuar transferimin e David Luiz,...