Champions League/ Pirati Muriqi plaçkit Liverpoolin, anglezët dalin pa pikë nga transferta turke

Champions League/ Pirati Muriqi plaçkit Liverpoolin, anglezët dalin pa pikë nga transferta turke

Vedat Muriqi ishte protagonist i mbrëmjes në Stamboll, aty ku Fenerbahçe po zhvillon një ndeshje spektakolare ndaj Liverpool-it në kuadër të fazës së ligës së Champions League.Sulmuesi i Kosovës ka realizuar një gol vendimtar me kokë në minutën e 79-të, duke rikthyer avantazhin për skuadrën turke në shifrat 3-2. Ndeshja nisi më mirë për anglezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 25-të me Trey Nyoni. Megjithatë, përgjigjja e vendasve erdhi vetëm katër minuta më vonë, kur Mason Greenwood barazoi rezultatin me një goditje dënimi që devijoi në mbrojtjen kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë Liverpool-i gjeti sërish avantazhin. Në minutën e 69-të, Alexander Isak dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të ndërtuar nga Cody Gakpo,...