Champions League: Në Stamboll shënohen tri gola të shpejtë, Sabah Baku “kockë e fortë” për Dortmund (video)

Champions League: Në Stamboll shënohen tri gola të shpejtë, Sabah Baku “kockë e fortë” për Dortmund (video)

20 Tetor 2026 19:30 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Stamboll, Fenerbahce po fiton 2-1 ndaj Slavia Prague. Në 15 minutat e para u shënuan plot tre gola. Në minutën e 4-të, Oğuz Aydın shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike me të majtën, nga distanca. Mason Greenëood dyfishon shifrat në minutën e 11-të, me një goditje qendrore, pas asistit të Nelson Semedo. Në minutën e 15-të, Lukáš Provod ngushton shifrat për Slavia Prague, pas një gafë të rëndë të Mattéo Guendouzi. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. SHIKOGOLAT Në sfidën tjetër në Baku, Sabaha është duke barazuar 1-1 ndaj Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kaluan të parët...