Çfarë po ndodh? Trump nuk e mban dot inatin, hakmerret sërish ndaj Kinës, i çon në 125% tarifat

Çfarë po ndodh? Trump nuk e mban dot inatin, hakmerret sërish ndaj Kinës, i çon në 125% tarifat

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë sërish “në shënjestër” Kinën. Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në një fazë të re tensioni. Donald Trump njoftoi rritjen e menjëhershme të tarifave për importet kineze në shkallën jashtëzakonisht të lartë prej 125%. Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump foli për “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”, duke denoncuar në mënyrë indirekte praktikat shfrytëzuese kundër Shteteve të Bashkuara.
Burimi: Javanews.al