Çfarë po ndodh me studentët para protestës? Studentja që sfidoi Ramën del me një tjetër deklaratë
Studentja Samanta Toçka e cila tërhoqi vëmendjen e publikut me fjalimin e saj kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e paralajmëruar për nesër në Tiranë. E ftuar në News24, Toçka u shpreh se frika e krijuar nga reagimet e kryeministrit mund të ketë ndikuar në uljen e angazhimit të disa studentëve, por theksoi se kjo nuk duhet t’i ndalë ata të vijojnë qëndrimin e tyre. ”Besoj se ka një tërheqje të vogël të studentëve, për shkak të frikës që po mbjell kryeministri i vendit, Edi Rama”, tha ajo. Studentja vlerësoi përfshirjen e pedagogëve dhe mjekëve në mbështetje të kauzës, duke nënvizuar se studentët nuk duhet të përballen të vetëm me situatën. Për të protesta duhet të marrë...
Burimi:
kohajone.com