Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës? Gazetari Tomorri: Pacolli ka akuzuar Ballukun, Shqipëria mund të humbë gjyqin 700 milionë euro
Aeroporti i Vlorës u prezantua si një projekt strategjik, si një premtim për zhvillim, turizëm dhe investime. Sot, historia e tij ka edhe një tjetër fjalë në mes: arbitrazh. Dhe pyetja nuk është vetëm kush ka të drejtë në konfliktin mes palëve por kur u firmos kontrata, kush mendoi për rrezikun që mund t’i mbetej shtetit? Gazetari Klodian Tomorri tregoi detaje nga përplasja që po ndodh për këtë aeroport. “Bëhet fjalë për kuotat. Pacolli pretendon se ka 98% të kuotave, kompania që ka më pak aksione e Ademit, thotë që ka tre kontrata. Pacolli e mohon kontratën, se thotë që ia kanë marrë firmën me mashtrim dhe ky ishte thelbi i gjithë përplasjes. Ndërhyrja e qeverisë ka hapur arbitrazhin. Meqë qeveria ka ofruar zgjidhjen e...
Burimi:
ntv.al