Çfarë po ju thotë stomaku? Llojet e dhimbjeve dhe kur duhet të shqetësoheni

Çfarë po ju thotë stomaku? Llojet e dhimbjeve dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbja e stomakut nuk është gjithmonë e njëjtë, ndonjëherë është një shpim i mprehtë, ndonjëherë një fryrje bezdisëse, e herë të tjera shoqërohet me simptoma të tjera që nuk duhen neglizhuar. Sipas gastroenterologes Dr. Reshma Rakshit, shumë njerëz mësohen me dhimbjen dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësore, duke rrezikuar shëndetin e tyre. Por çfarë sinjalizojnë në të vërtetë këto dhimbje? Më poshtë gjeni disa nga llojet më të zakonshme të dhimbjes së stomakut dhe shpjegimet përkatëse: Dhimbje e mprehtë në anën e sipërme të djathtë të barkut Kjo dhimbje shpesh lidhet me gurët në tëmth. Ato formohen në fshikëzën e tëmthit dhe...