Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë nuk u pa nga seanca/ Rama kthehet nga NATO, Manja dhe Dhima “shkrihen” së qeshuri (Fotot)
Pas rikthimit nga Samiti i NATO-s, Kryeministri Edi Rama është shfaqur i buzëqeshur në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Vëmendje kanë tërhequr edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetja Antoneta Dhima, të cilët janë fotografuar duke qeshur me të madhe, dukshëm të përfshirë në një moment humori mes kolegësh. Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ka bërë përsëri diferencën me stilin e tij, duke mbajtur syze dielli brenda në sallën e Kuvendit, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat dhe objektivat e fotoreporterëve.