Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi? Shtyhet seanca për dosjen 5D, ja kur pritet të mbahet
👁9914
Shtyhet seanca për vijimin e gjykimit në themel në Gjykatën e Posaçme, për drejtorët e Bashkisë së Tiranës, lidhur me dosjen “5D”. Të pandehur janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe dhe të tjerët. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të të pandehurve. Disa nga mbrojtësit ligjorë i kërkuan gjykatës t’ju vërë në dispozicion vendimin e arsyetuar për refuzimin e gjykimit të shkurtuar. Disa javë më parë togat e zeza rrëzuan kërkesat e disa prej të pandahurve për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës u la të zhvillohet më 19 maj, në orën 13:00, teksa pritet përgjigja e GJKKO-së ndaj avokatëve.