Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi? Radhë kilometrike në Tiranë-Durrës, lëvizje e ngadaltë në të dy drejtimet
👁3727
Një trafik i rënduar dhe i pazakontë është shënuar gjatë ditës së sotme në dalje të Tiranës. Një situatë problematike e kaotike u regjistrua për shoferët në autostradën Tiranë-Durrës. Trafik i rënduar u shënua nga Qafa e Kasharit deri në hyrjen e qytezës së Vorës. Nuk dihet nëse ky trafik ka lidhje me punimet në autostradë.