Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi në Merdarë?/ Kosova dhe Serbia sërish drejt konfliktit, reagon me urgjencë Ministria e Punëve të Jashtme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, është arrestuar sot nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdarës, teksa ishte duke udhëtuar tranzit drejt Sllovenisë. Sipas deklaratës zyrtare, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd, ndërkohë që MPJD ka ndërmarrë hapa për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare mbi rrethanat e ndalimit. Ministria e ka cilësuar arrestimin si arbitrar dhe represiv, duke i bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare për reagim urgjent....