Çfarë ndodhi në Komisariatin e Sarandës? Të arrestuarit u lanë pa bukë, Policia: Dezinformim, i paraburgosuri shfaqi sjellje agresive
foto ilustruese SARANDË-Një incident i rëndë u regjistrua mesnatën e 9 shtatorit brenda ambienteve të Komisaraiatit të Sarandës, ku u raportua se një efektiv u mbajt peng nga të paraburgosurit, u dëmtuan kamerat e sigurisë dhe tavolinat. Sipas detajeve të publikuara nga avokati Arben Llangozi personat e arrestuar kishin qëndruar rreth 24 orë pa ushqim dhe pikërisht kërkesa për bukë ka qenë shkaku që ka çuar në përshkallëzimin e situatës. Llangosi shprehet se të arrestuarit kanë kërkuar ushqim, por futja e tij në ambientet e izolimit është refuzuar. Pas këtij refuzimi, ata u kanë marrë çelësat tre punonjësve të policisë, kanë dalë në korridoret e dhomave të izolimit dhe për disa orë kanë mbajtur nën kontroll ambientet ku ndodheshin edhe tre efektivët. Sipas pretendimeve të avokatit...
Burimi:
zeri.ai