Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Për më shumë se 6 orë, protestuesit rikthyen kaosin në rrugët e Tiranës, pas tri ditësh që gjendja ishte qetësuar dukshëm. Nën shënjestrën e protestuesve të maskuar u vu edhe Ministria e Infrastrukturës si dhe Bashkia e Tiranës. Ata i vunë flakën edhe derës së Ministrisë së Bujqësisë, por fatmirësisht flakët janë shuar shpejt, pa lejuar që të përhapeshin në të gjithë godinën. Molotovë u hodhën edhe drejt Teatrit të Kukullave që po ashtu pësoi dëme. Sulme pati edhe ndaj Bankës së Shqipërisë, së cilës i hodhën molotovë dhe thyen disa kamera sigurie. Disa herë protestuesit tentuan të sulmonin me fishekzjarrë edhe selinë e PS. Rikthimi te aktet e dhunshme përkoi edhe me piketimin e bankave të nivelit të dytë dhe biznesit të një kompanie...