Çfarë ndodhi? Gjykata e Lartë përjashton nga parlamenti tre deputetë, ja arsyeja

Çfarë ndodhi? Gjykata e Lartë përjashton nga parlamenti tre deputetë, ja arsyeja

Tre deputetë nga partia e ekstremit të djathtë “Spartiates”  përfshirë udhëheqësin e saj Vasilis Stigas, do të humbasin vendet e tyre në parlament, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë speciale të Greqisë, e cila anuloi zgjedhjet e të vitit 2023, raportoi “Kathimerini”. Gjykata në fjalë është e ngarkuar të gjykojë, ndër të tjera, vlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare në Greqi.  G⌂jykata zbuloi se kishte ndodhur një mashtrim zgjedhor, pasi udhëheqësi i fshehur i partisë “Spartiates” në kohën e zgjedhjeve ishte Ilias Kasidiaris, një zëdhënës dhe zyrtar i lartë i ish-partisë neonaziste “Agimi i Artë”, e cila që atëherë është shpërbërë...
Burimi: Sot.com.al