Çfarë është sindroma e gruas së lodhur

Çfarë është sindroma e gruas së lodhur

Në një shoqëri që e sheh gruan si “motori” i shtëpisë dhe familjes, shpesh neglizhohet ajo që ndodh brenda saj, mendimet, stresi, ndjenja e lodhjes që nuk kalon me pushim. E ashtuquajtura sindroma e gruas së lodhur është një realitet emocional. Kjo gjendje karakterizohet nga një ndjesi konstante e rraskapitjes, pa ndonjë shkak mjekësor konkret. Gruaja është shpesh e disponueshme për të gjithë partnerin, fëmijët, prindërit, por asnjëherë për veten. Ajo organizon, kujdeset, mendon, planifikon... dhe në fund, nuk pyetet kurrë si ndihet. Kjo barrë mendore e padukshme, e cila shpesh nuk njihet si problem, mund të çojë në ankth,...
Burimi: Syri.net