Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende
Një problem kritik i sigurisë në gjuhën e programimit PHP ka detyruar institucione publike dhe biznese në disa vende të botës të mbyllin përkohësisht faqet e tyre të internetit, për të mbrojtur sistemet nga sulmet e mundshme kibernetike. Dobësia prek një teknologji që përdoret gjerësisht për ndërtimin dhe funksionimin e faqeve të internetit. Sipas kompanisë së sigurisë kibernetike Cloudflare, rreth 70% e faqeve të internetit përdorin PHP, i cili mbështet edhe platforma të njohura si WordPress dhe Magento. Ndër vendet që kanë marrë masa parandaluese janë Franca, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Çekia. Në Mbretërinë e Bashkuar, disa institucione, përfshirë Zyrën për Përgjegjësinë Buxhetore dhe këshillat vendorë të Oxfordshire dhe Hillingdon, kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të faqeve të tyre. Disa prej tyre janë rikthyer tashmë...
Burimi:
javanews.al