Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem

Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem

Një vizitë e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem ka shkaktuar tensione të larta. Ajo shihet si provokim nga besimtarët myslimanë. Në fakt, në të gjitha nismat dhe negociatat për një zgjidhje përfundimtare dhe paqësore midis Izraelit dhe Palestinës, statusi i Jeruzalemit ka rezultuar çështja më e vështirë për t’u zgjidhur, veçanërisht pas Marrëveshjeve të Oslos. Xhamia Al-Aqsa/Al-Haram al-Sharif (Shenjtorja e Nderuar) është bërë pengesa kryesore në këtë ngërç, e cila vazhdon të thellohet për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të vazhdueshme nga ana e Izraelit ndaj status quo-së në Jeruzalem....