Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor?
Sot, më 31 tetor, në shumë vende të botës shënohet Halloween-i, një festë e njohur për kostumet e frikshme, kungujt e gdhendur, maskat dhe traditën e kërkimit të ëmbëlsirave derë më derë. Edhe pse sot kremtohet kryesisht si festë argëtuese dhe laike, Halloween-i ka një histori të gjatë, që ndërthur traditat pagane, besimet e lashta dhe rrënjët e krishtera. Origjina e Halloween-it besohet se lidhet me festën kelte të Samhain-it, e kremtuar në Irlandën e lashtë. Kjo festë shënonte fundin e verës dhe fillimin e dimrit. Sipas besimeve të keltëve, në natën para Samhain-it kufiri mes botës së të gjallëve dhe asaj të të vdekurve bëhej më i paqartë, duke u mundësuar shpirtrave të ktheheshin në botën e njerëzve. Për t’u mbrojtur nga shpirtrat, njerëzit...
Burimi:
kultplus.com