Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çfarë e shkaktoi zjarrin në tregun industrial të plazhit, sot në treg mbizotëron heshtja
I përfshirë nga flakët masive një ditë më parë, sot në tregun industrial të plazhit mbizotëron heshtja. Qetësia prishet vetëm nga një ekskavator, që po punon për të larguar nga aty të gjitha mbetjet e krijuara nga zjarri që shkatërroi shumëçka nga dyqanet e tregtarëve, që prej vitesh ushtrojnë aktivitetin në tregun industrial në sektorin “Hekurudha”. Zjarrfikësit luftuan për rreth 2 orë me flakët, derisa arritën të vinin situatën nën kontroll, por dëmet materiale të shkaktuara tregtarëve janë të mëdha. Për shkak të zjarrit masiv, që rrezikonte edhe godinat aty pranë, në vendngjarje shkuan jo vetëm mjetet zjarrfikëse të Durrësit...