Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çfarë e shkaktoi rënien e Egjiptit të lashtë?
Nga Dave Roos Qytetërimi i lashtë egjiptian e arriti kulmin e fuqisë, pasurisë dhe ndikimit të tij në periudhën e Mbretërisë së Re (vitet 1550- 1070 Para Erës Sonë), gjatë mbretërimit të faraonëve të famshëm si Tutankhamun, Tutmoz III dhe Ramsesi II, që mund të ketë qenë faraoni biblik i historisë së Eksodit të hebrenjve. Në kulmin e saj, Perandoria Egjiptiane kontrollonte një territor të gjerë që shtrihej nga Egjipti i sotëm deri në gadishullin verior të Sinait, dhe tokën e lashtë të Kanaanit (që përfshin Izraelin e sotëm, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Jordaninë dhe pjesët jugore të Sirisë dhe Libani). Por pas vrasjes së Ramsesit III në vitin 1155 Para Erës Sonë, perandoria dikur e madhe u gjunjëzua dalëngadalë për shkak të një thatësire...