Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çfarë do të ndodhë në botë nëse zhduket mushkonjat?
👁12342
Prej dekadash, mushkonjat kanë qenë në qendër të përpjekjeve globale për kontrollin e sëmundjeve infektive. Por ndërsa përfitimet shëndetësore nga zhdukja e një pjese të tyre janë të qarta, pasojat për ekosistemin mbeten një pikë debati mes shkencëtarëve. Në vitin 1958, një lajm shpresëdhënës doli nga Brazili: Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë (PAHO) shpalli zhdukjen e mushkonjës ‘Aedes aegypti’, vektorit të etheve të dengut dhe etheve të verdha, pas një fushate intensive që përfshinte heqjen e ujërave të ndenjura dhe përdorimin e insekticidit DDT. Suksesi i fushatës shtrihej përtej kufijve të Brazilit, edhe vende si Argjentina, Paraguai dhe Bolivia e zhdukën...