Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?

Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, si dhe kanë konfiskuar armë gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij disa orë pas incidentit që shkaktoi zemërim në vend të premten. I dyshuari, 38 vjeç, dyshohet se e vrau bashkëshorten e vet 27-vjeçare, vëllain e bashkëshortes, 31 vjeç, si dhe e plagosi rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, 48 vjeç, sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës. Derisa motivet e vrasjes së dyfishtë vazhdojnë të mbetet të panjohura, autoritetet ligjzbatuese thanë se gjetën armë shtesë në shtëpinë e të dyshuarit, i cili, sipas tyre, nuk ka të kaluar kriminale. Si ndodhi ngjarja? Policia tha se të premten rreth...