Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çështja “Veteranët”/ Shpërdorim detyre, ish-Kryeministri i Kosovës dhe 9 të akuzuar në burg, ja me sa vite dënohen
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, në rastin çështjes “Veteranët”. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj. Në gjykimin e kaluar, Themelorja kishte shpallur aktgjykim lirues për gjithë të akuzuarit. Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik...