Çështja për ish-krerët e UÇK-së në Apel, caktohen tre gjyqtarët që do shqyrtojnë kërkesën për liri

Çështja për ish-krerët e UÇK-së në Apel, caktohen tre gjyqtarët që do shqyrtojnë kërkesën për liri

ish-kreret e uck HAGË- Janë caktuar gjyqtarët që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përket aktakuzës së bërë për liderët e UÇK-së. Përmes një email-i, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. “Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, shkruhet në email. email-i Michele Pichard është gjyqtare franceze pranë Dhomave të Specializuara dhe mësohet se do të jetë kryetare e trupës gjyqkuese. Ndërsa, Kai Ambos (me shetësi gjermane) dhe Nina Jorgensen (nga Norvegjia) do të jenë dy anëtrët. Mbrojtja e katërshes së UÇK kërkon shpalljen e klienteve të tyre të...