Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Certifikimi i rezultateve zgjedhore, KQZ miraton tabelat përmbledhëse në Shkodër, Berat, Korçë dhe Dibër
👁10677
Sali Berisha i kërkoi një ditë më parë komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi të mos certifikojë rezultatin e zgjedhjeve, që për opozitën janë farsë. Por, krahas thirrjes së kryedemokratit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve në katër qarqe. Konkretisht, u miratua rezultati zgjedhor në Shkodër, ku PD ka fituar 5 mandate, PS 4 dhe PSD 2 mandate; në Berat ku PS kas marrë 5 mandate e PD 2, në Korçë, ku 6 mandate i ka fituar PS dhe 4 të tjerat PD dhe në Dibër, kur PS ka 3 mandate dhe PD 2. Opozita megjithatë mund...