Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin

Mbrëmjen e kësaj të marte, policia e Cërrikut ka arrestuar shtetasin Kastriot Omeri, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje. Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases A. T., 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës . Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas. Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: Syri.net