Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive
Pas disa vitesh të shtyrjes së procesit, censi i bujqësisë për mbledhjen e të gjitha informacioneve për njësitë ekonomike bujqësore dhe blegtorale, do të realizohet. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë për konsultim publik Projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, qëllimi i të cilit është krijimi i bazës ligjore të konsoliduar për kryerjen e tij, duke marrë në konsideratë standardet ndërkombëtare. Kategori të ndryshme të dhënash do të mblidhen, duke nisur nga ato identifikuese dhe strukturore të njësive ekonomike bujqësore (NJEB): përfshirë formën ligjore të pronësisë dhe përbërjen demografike (gjinia, mosha); të dhëna mbi tokën dhe përdorimin e saj, përfshirë sipërfaqet e...