Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro
Ceno Klosi, një prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i zv.kryeministres Belinda Balluku, mund të ketë probleme serioze me ligjin penal. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar tolerime të shumta dhe abuzive që ai i ka bërë kompanisë “Gjikuria”, gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM). Shkeljet kryesore janë gjetur në zbatimin e projektit mbi 4 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza për Dhërmiun. KLSH ka zbuluar se “Gjikuria” ka kryer punime pa u pajisur me lejen e ndërtimit dhe për këtë...